SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË
Konsulencë/Shërbim i Plotë
Ne ofrojmë mbulimin e plotë të subjektit me të gjitha shërbimet për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, përfshirë këtu stacionimin me kohë të plotë të një prej ekspertëve tanë në vendin ku subjekti kryen aktivitetin.Ky mbulim i plotë ofron dhe përfshin:
Organizimin dhe Monitorimin e veprimtarisë së sigurisë dhe shëndetit në punë në subjektin e kontraktuar; Kryerja e vlerësimit të rreziqeve për sigurinë dhe shëndetin në punë, përfshirë dhe ato pozicione pune që ekspozojnë punonjësit me rreziqe të veçanta e të shtuara dhe përpilimi i dokumentit të vlerësimit dhe parandalimit të rreziqeve për ndërmarrjen apo aktivitetin por edhe sipas kushteve specifike të secilit vend pune; Përpilimin dhe mbajtjen e dokumentacionit sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë; Hartimi i Raportit mujor periodik ku bëhet me dije Administrator i kompanisë për të gjitha problematikat dhe arritjet për secilin muaj në këtë fushë; Mbulimi i klientit me Mjek Ndërrmarje; Ndihma për ngritjen e Këshillit të Sigurisë në Punë sipas përcaktimeve ligjore; Bashkëpunimin me drejtuesit e kompanisë për marrjen e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë në përshtatje me proçeset e punës; Kontrollin/Inspektimin periodik për gjendjen e masave mbrojtëse në punë dhe zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë nga të gjithë personat, punonjës të kompanisë apo kontraktorë dhe nënkontraktorë që veprojnë në territorin apo objektet e kompanisë; Hartimi në bashkëpunim me administratën e subjektit të rregulloreve të përgjithshme për sigurinë dhe shëndetin në punë; Kurse trajnimi për punonjësit aktualë apo ata të cilët do të fillojnë punë në ndërmarrje, për dhënien e ndihmës së shpejtë, rreziqet ndaj të cilave ata mund të ekspozohen si dhe për masat parandaluese dhe mbrojtëse që duhet të merren; Evidentimidhe kontrolli mbi lëndët dhe substancat e rrezikshme që janë në ruajtje apo që çlirohen nga proceset teknologjike si dhe bashkëpunimin me shërbimet e specializura për riparimin, mirëmbajtjen, zëvëndsimin e mjeteve mbrojtëse ndaj tyre e neutralizimin e lëndëve të rrezikshme; Ndjekja dhe analizimi i të dhënave në lidhje me aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe nxjerrja e raporteve sipas afateve ligjore për nevojat e klientit;
Konsulencë e jashtme
Konsulencë e jashtme bazuar në nevojat e subjekteve qoftë për projekte mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, ashtu edhe mbi përputhshmërinë e plotë me kërkesat e legjislacionit të punës. Kjo konsulencë mund të përfshijë të gjitha ose disa nga shërbimet e mëposhtme si:
- Vlerësim i Riskut
- Përpilimi dhe plotësimi i dokumentacionit të kërkuar në rast inspektimi nga inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror të Punës.
- Ofrimin e Mjekut të Ndërrmarjes
- Pajisja me Politikat dhe rregulloret për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë/Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë të personalizuara.
- Hetimet e Aksidenteve
- Konsulencë për mbrojtjen nga zjarri dhe dhënien e ndihmës së shpejtë.
Mbrojtja nga zjarri
Mbrojtja nga zjarri do të bëhet nëpërmjet hartimit dhe përgatitjes së dokumentacionit të projekteve teknike, për Mbrojtjen nga zjarri dhe për Evakuimin/Shpëtimin. Gjithashtu, Hartimi i “Akt-ekspertizave” për zjarret e rëna dhe krijimin e Planeve të trajnimit si në teori ashtu dhe në praktikëpërsfhirë këtu edhe mënyrën e përdorimit të sistemeve të shuarjes sëzjarrit që kompanitë disponojnë. Informimin e punonjësve në lidhje me Mbrojtjen nga zjarri dhe evakuimin si edhe përpilimin dhe hartimin e rregulloreve të brendshme për Mbrojtjen nga zjarri. Përdorimin konkret në praktikë të sistemeve të diktim-sinjalizimit, hidranteve zjarrfiks, fikseve të zjarrit, veshjen e kostumit zjarrdurues etj. Përgatitjen e skemave të evakuimit dhe evakuimin e ndërtesave, shpëtimin e jetëve në raste zjarresh dhe emergjencash të tjera. Mbajtjen e proces-verbaleve dhe gjithe dokumentacionit të nevojshëm për trajnimet e kryera sipas ligjit dhe certifikimin e personave që kryejnë kurset e mbrojtjes nga zjarri dhe evakuimit.
Mjedisi
Përfitoni nga një sistem i menaxhimit mjedisor
Duke pasur politika dhe rregullore për menaxhimin apo zgjidhjen e problematikave që lidhen me çështjet e mjedisit, duke filluar nga ndotja e ajrit dhe ujit në mbrojtjen e specieve të rrezikuara, mund të shihni ndryshimin në lidhje me mënyrën se si stafi juaj merret me këto çështje.
Tek PRSP Health and Safety Solution, ne e kuptojmë rëndësinë e të qenit të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe në një treg gjithnjë e më konkurrues, pritet që furnizuesit/bizneset tani të kenë politika mjedisore si një kërkesë minimale. Ato kompani që nuk kanë politika mjedisore po e gjejnë veten të lënë pas. Kjo nuk është vetëm për shkak se duket mirë që të keni marrë parasysh mjedisin – por gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një çështje mbijetese. Mënyra më e shpejtë dhe më efektive për t’u angazhuar dhe përkushtuar për mjedisin është zbatimi i një sistemi të menaxhimit mjedisor. Nëse dëshironi të bëni këtë dhe po pyesni se ku të filloni atëhere vetëm PRSP Health and Safety Solutions, nëpërmjet ofrimit të shërbimit të konsulencës mjedisore nga ekspertët tanë do të jetë zgjidhja juaj e duhur.
Për suksesin e vërtetë, qëndrueshmëria duhet të jetë më shumë se një parantezë. Duke bashkëpunuar me ne dhe me konsulentët tanë me përvojë mund të siguroheni që kujdesi për mjedisin është plotësisht i integruar në sistemet tuaja – dhe gjithashtu të fitoni përfitime shtesë në proces. Këto përfitime janë për t’ju ndihmuar të zbatoni legjislacionin, të bëheni më efikas dhe produktiv, të përshtateni me ndryshimet e ardhshme dhe përfundimisht të fitoni dhe të mbani më shumë biznese.
LEGJISLACIONI I PUNËS & BURIME NJERËZORE
Zgjidhje mbi zbatimin dhe përputhshmërinë e plotë me legjislacionin e punësimit të dizenjuara enkas për ju – për të zvogëluar koston dhe stresin tuaj
Tek PRSP Health and Safety Solutions Konsulentët tanë ligjorë me eksperiencë të gjerë në fushën e marrëdhënieve të punësimit dhe ligjislacionit përkatës, kuptojnë çështjet ligjore dhe praktike me të cilat ju ballafaqoheni si menaxher dhe më e rëndësishmja, si t’i zgjidhni ato – shpejt, me përgjegjësi dhe me kosto efektive. Ne e dimë se ballafaqimi me çështjet ligjore të punësimit mund të jetë një detyrë sfiduese, stresuese dhe që merr shumë nga koha juaj – ndërsa marrja e vendimeve të gabuara mund të jetë e kushtueshme.
Një gabim si një kontratë që i ka kaluar afati, një çështje disiplinore e keqmenaxhuar ose cdo mosmarrëveshje tjetër me punonjësit tuaj mund të ju lënë të pambrojtur në cështje gjyqësore me pretendeme për diskriminim apo shkarkime të padrejta, të cilat shpesh rezultojnë në pagimin e shumave në mijëra lek, teksa në të njëjtën kohë ul reputacionin e kompanisë suaj.
Menaxhoni në mënyrë efektive çështjet
Shumë biznese thjesht nuk kanë burime për të menaxhuar çështjet e punësimit në mënyrë efektive në kompani dhe konsulentët tanë miqësorë të legjislacionit të punësimit dhe Burimeve Njerëzore mund t’ju ofrojnë një shërbim të plotë mbi zbatimin e ligjislacionit të punësimit për të gjitha marrëdhëniet kontraktuale të punësimit që ju lidhni me punonjësit tuaj ose mund të punojnë në një mënyrë ad hoc duke mbështetur ekipin e kompanisë tuaj. Konsulentët tanë shumë të kualifikuar mund të ndihmojnë në mbrojtjen e biznesit tuaj nga mosmarrëveshje të kushtueshme me këshillat e tyre mbështetëse, praktike, duke siguruar që ju të mbeteni në përputhje të plotë me legjislacionin e punës në Shqipëri. Të kini Konsulentin tonë të dedikuar vetëm për ju, vetëm një thirrje telefonike larg është një mënyrë me kosto shumë efektive për të marrë këshilla eksperti kur ju nevojitet.
Cilado qoftë madhësia e biznesit tuaj
Specialistët e ligjit për punësim dhe BNJ mund të ndihmojnë edhe nëse keni një ekip të burimeve njerëzore që kërkon mbështetje shtesë për një situate të vështirë ose nëse jeni një biznes i vogël që kërkon ndihmë për të qënë në përputhje me ligjin. Për të ndihmuar bizneset më të vogla, ne kemi krijuar paketën Punësim i Sigurt 1-10, e cila është një paketë shërbimi gjithëpërfshirës me Tarifë-Fikse dhe shërbim BNJ i projektuar për kompanitë me 1 deri në 10 punonjës në mënyrë që të menaxhojnë me kosto efektive proceset e tyre të BNJ duke siguruar që ata të jenë në rregull me zbatimin e legjislacionit të punës. Ne gjithashtu ofrojmë një shërbim të projektuar veçanërisht për bizneset që kanë midis 11 dhe 50 të punësuar.
Konsulentët tanë kanë një njohuri të thellë të praktikave më të mira dhe legjislacionit të punësimit, bazuar në përvojën shumëvjeçare si në Shqipëri ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Cilado qoftë çështja, ne jemi këtu për të ofruar këshilla dhe zgjidhje të shpjeguara me një gjuhë të qartë, pa zhargon, një konsulent të dedikuar, llogaridhënës dhe jo agjent call-center, që ju ndihmon të bëni zgjedhje të informuara duke qënë në përputhje të plotë me kërkesat e ligjit.
Trajnime
Trainim nga ekspertë mbi Sigurinë & Shëndetin dhe Menaxhimit të Mjedisit në Punë, në të gjithë Shqipërinë.
“PRSP” Health and Safety Solutions është një ndër ofruesit më të mëdhenj në Shqipëri për trajnimet mbi Sigurinë & Shëndetin dhe Menaxhimit të Mjedisit në Punë. Nëse ju jeni një individ që kërkoni trajnim profesional për të çuar më tej karrierën tuaj, ose një kompani që kërkon trajnime me kosto efektive HSE për stafin tuaj, ne kemi zgjidhjen që ju nevojitet. Stafi i trajnuar keq është një rrezik për biznesin tuaj. Ulni numrin e aksidenteve në punë apo koston në menaxhimin e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale duke siguruar që stafi juaj të dijë të punojë në mënyrë të sigurt. Përmirësoni produktivitetin duke siguruar që menaxherët tuaj mund t’i menaxhojnë njerëzit në mënyrë efektive dhe të sigurt. Nëse nuk e dini se ku të filloni, kërkoni një nga konsulentët tanë për t’ju udhëhequr. Ata mund të ndihmojnë në zhvillimin e një matricë biznesi e cila ju mundëson të përcaktoni përparësitë e nevojave tuaja për trajnim. Konsulentët tanë kanë një gamë të gjerë përvoje në shumë industri, dhe kjo bën që ata të diskutojnë situata reale që mund të ndodhin dhe të gjejnë zgjidhje të përshtatshme.
Çelësi për Trajnim Efektiv është: Trainerë Ekspertë – Materiale Mësimore me Cilësi të Lartë – Përsosmëri në Shërbimin ndaj Klientit. Të gjitha këto, Ne i ofrojmë me krenari për klientët tanë.
Zgjedhja e Metodës së të Mësuarit që i Përshtatet më së Miri Nevojave Tuaja
Kur vendosni se cila metodë e të mësuarit i përshtatet më së miri nevojave tuaja, duhet të merrni parasysh faktorët kryesorë si; vendndodhjen, kohën dhe çmimin si edhe preferencat tuaja personale të të mësuarit.
“PRSP” ofron metodat e mëposhtme të mësimit:
- Në Klasë – kurse interaktive në klasë nga ekspertët e “PRSP”. Kurset mund të ofrohen në ambientet e zyrës sonë dhe / ose në kompaninë tuaj.
- Metodë Mësimi e Kombinuar – Kurs i strukturuar që kombinon trainimin në klasë dhe trajnim online (fleksibël) të mbikqyrur nga trainerë tanë.
- Trajnim në Kompani – Trajnim me cilësi të lartë i ofruar në ambientet e kompanisë suaj përmes metodave të: trajnimit në klasë, mësimit të përzier/kombinuar, mësimit on-line.
Kurset e Çertifikuara që Ne Ofrojmë:
- Kursi Profesional për Koordinatorin e Sigurisë
- Kurs Profesional për Personin Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
- Identifikimi dhe Përpilimi i Procedurave HSE dhe Sistemeve të Sigurta të Punës, përfshirë Këshillin e Sigurisë në Punë.
- Kursi i Pajisjeve Mbrojtëse Personale (PMI) – Kurs profesional për ruajtjen dhe përdorimin e PMI në vendin e punës.
- Kursi i Ndihmës së Parë – për Punonjësit e Ekipit të Ndihmës së Parë në vendin e punës.
- Trajnim për identifikimin e rreziqeve në vendin e punës dhe përpilimin e dokumentit të Vlerësimit të Rrezikut.
- Trajnim në Identifikimin e Rreziqeve në vendin e punës.
- Trajnim mbi Mbrojtjen nga Zjarri dhe përpilimin e Planit të Evakuimit në rast zjarri apo fatkeqësish Natyrore.