Certifikata Ndërkombëtare NEBOSH për Mbrojtjen nga Zjarri siguron njohuritë e duhura për të kryer një vlerësim efektiv të riskut për mbrojtjen nga zjarri.
- Certifikata e zjarrit NEBOSH është një kualifikim i rëndësishëm për ata me përgjegjësi në mbrojtjen nga zjarri në punë
- Mundësi studimi online
Kursi i Certifikatës Ndërkombëtare NEBOSH për Mbrojtjen nga Zjarri bazohet në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira dhe ofron njohuritë e domosdoshme për njerëzit me përgjegjësi në mbrojtjen nga zjarri në punë. Eshtë veçanërisht e përshtatshme për ata që hartojnë ose rishikojnë vlerësimet e risku për mbrojtjen nga zjarri në vende të punës me rrezik të ulët ose të mesëm.
Përfitimet e arritjes së Certifikatës Ndërkombëtare NEBOSH për Mbrojtjen nga Zjarri
- Rrisni perspektivat tuaja të karrierës; Certifikatat NEBOSH vlerësohen nga punëdhënësit kudo në botë
- Mundëson Anëtarësim i Asociuar në IOSH (AIOSH) dhe plotëson kërkesat akademike për Anëtarësimin Teknik (TechIOSH)
- Mundëson Anëtarësim të Asociuar të IIRSM (AIIRSM)
- Mundëson Anëtarësim Teknik të Institutit të Oficerëve të Parandalimit të Zjarrit (TIFPO)
Përmbajtja e kursit:
Certifikata Ndërkombëtare NEBOSH për Mbrojtjen nga Zjarri bazohet nga standartet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Përbëhet nga tre kapituj që duhet të përfundohen me sukses për të arritur kualifikimin e Certifikatës Ndërkombëtare NEBOSH për Mbrojtjen nga Zjarri.
Informacioni i mëposhtëm mbi kapitujt dhe temat që zhvillohen gjatë kursit nuk është përkthyer në Shqip pasi kursi është në gjuhën Angleze dhe testimi gjithashtu
Unit IG1: Management of International Health and Safety
- Foundations in Health and Safety
- Health and Safety Management Systems – Plan
- Health and Safety Management Systems – Do
- Health and Safety Management Systems – Check
- Health and Safety Management Systems – Act
Unit IFC1: Fire Safety and Risk Management
- Managing Fire Safety
- Principles of Fire and Explosion
- Causes and Prevention of Fires and Explosions
- Fire Protection in Buildings
- Safety of People in the Event of Fire
- Fire Safety Risk Assessment
Unit IFC2: Fire Safety Practical Application
Testimi:
- Kapitulli IG1 vlerësohet mbi një shembull real të cilin e zhvilloni brenda 24 orëve në shtëpi
- Kapitulli IFC1 vlerësohet nga një provim dy orë me shkrim.
- Kapitulli IFC2 vlerësohet nga një testim praktik tre orësh i kryer në vendin tuaj të punës (ose një vend tjetër të përshtatshëm pune)
Testimet për IG1 zhvillohen cdo 2 muaj, ndërsa për IFC1 dhe IFC2 zhvillohen nga RRC në Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor cdo vit.
Certifikata Ndërkombëtare NEBOSH për Mbrojtjen nga Zjarri ONLINE
- Në dispozicion 24/7
- Rreth 120 orë studimi + provimet (mund të përfundohen në 3 muaj)
- Top Up (për mbajtësit e IGC dhe ICC): rreth 60 orë studimi (mund të përfundohet në 2 muaj)
- Ideale për ata që kanë nevojë të mësojnë në mënyrë fleksibël