Diploma Ndërkombëtare NEBOSH në Menaxhimin e Mjedisit respektohet në të gjithë botën dhe është ideale për ata që dëshirojnë një karrierë të nivelit të lartë në Menaxhimin e Mjedisit dhe për profesionistët e Sigurisë dhe Shëndetit në punë që kërkojnë të zgjerojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre.

  • Diploma Ndërkombëtare NEBOSH në menaxhimin e mjedisit është ideale për ata, karriera e të cilëve përqendrohet në menaxhimin e mjedisit
  • Mundësi mësimi online: fleksibël dhe rreth 235 orë studimi
  • Live Online: klasë interaktive me mësues të përkushtuar në kohë reale 

Diploma e menaxhimit te mjedisit  NEBOSH është ideale për ata që dëshirojnë të zhvillojnë dhe zbatojnë sisteme efektive të menaxhimit të mjedisit brenda organizatave të tyre. Eshtë krijuar për t’u ofruar studentëve ekspertizën përkatëse që, me një certifikim të tillë, të kenë mundësinë të punësohen në të gjitha vendet e botës si dhe për t’i fuqizuar ata që të ndikojnë pozitivisht në standardet dhe praktikat e menaxhimit mjedisor në çdo nivel organizativ.

Përfitimet e arritjes së diplomës NEBOSH në menaxhimin e mjedisit:

  • Përdorni shkronjat ‘IEnvDipNEBOSH’ pas emrit tuaj
  • Vlerësuar nga punëdhënësit – Mbajtësit e diplomave NEBOSH marrin pagat më të larta (kërkimet NEBOSH)
  • Rritni perspektivat tuaja të karrierës – Mbajtësit e diplomave NEBOSH janë të kërkuar në të gjithë botën

Përmbajtja e kursit:

Diploma Ndërkombëtare NEBOSH në Menaxhimin e Mjedisit bazohet në standarde ndërkombëtare dhe përbëhet nga dy njësi të cilat duhet të përfundohen me sukses për të arritur kualifikimin e Diplomës Ndërkombëtare të Mjedisit NEBOSH:

Informacioni i mëposhtëm mbi kapitujt dhe temat që zhvillohen gjatë kursit nuk është përkthyer në Shqip pasi kursi është në gjuhën Angleze dhe testimi gjithashtu 

Unit ED1: Controlling Environmental Aspects

  • Key environmental cycles and the effects of human activity on the environment
  • Environmental leadership
  • Environmental management systems and emergency planning
  • Environmental risk evaluation and control
  • Environmental performance evaluation
  • Sustainability
  • Waste management
  • Managing emissions to the atmosphere
  • Managing emissions to the water environment
  • Control of environmental noise
  • Hazardous substances and contaminated land
  • Energy use

Unit IDEM2: Environmental Regulation

  • Enforcement of environmental legislation
  • Pollution prevention and control multilateral treaties

Vlerësimet

Njësia ED1 e Diplomës NEBOSH për mjedisin vlerësohet nga një provim me shkrim tre orë. Provimet e Njësisë ED1 mbahen në Janar dhe Korrik të çdo viti.

Njësia IDEM2 vlerësohet nga një projekt i bazuar në punë dhe mund të paraqitet në Shkurt, Maj, Gusht ose Nëntor të çdo viti.

NEBOSH International Environmental Diploma ONLINE

  • Kursi online ju jep mundësinë ta kryeni atë kudo dhe kurdo që keni kohë të lirë
  • Rreth 235 orë studimi + provimet (kursi mund të përfundoje në 6 muaj)