Certifikata NEBOSH HSE, Hyrje në Hetimin e Aksidenteve është krijuar për t’u mundësuar nxënësve të kryejnë hetime të aksidenteve, të hartojnë plane kontrolli të rrezikut dhe të kontribuojnë në punën e ekipit të tyre për hetime të aksidenteve / incidenteve në shkallë të gjerë. Ky kurs është i përshtatshëm për menaxherët, supervizorët, ekspertët e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, përfaqësuesve të sindikatave dhe atyre që aspirojnë një karrierë në SSHP.
- Kursi për Certifikatën NEBOSH HSE, Hyrje në Hetimin e Aksidenteve ofron njohuri të shkëlqyeshme nga trajnerët ekspertë NEBOSH në Angli.
- Mundësi studimi online, 10 orë
Zhvilluar bashkërisht nga NEBOSH, Rregullatori i Sigurisë dhe Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (UK) dhe Institucioni Ekzekutiv i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ky kualifikim tregon se si aksidentet/incidentet jo komplekse mund të hetohen në mënyrë efektive.
Përfitimet e Përfundimit dhe Pasjes së Certifikatës NEBOSH HSE Hyrje në Hetimin e Aksidenteve
- Rrisni perspektivat tuaja për një karrierë të shkëlqyer
- Certifikata vlerësohet nga punëdhënësit globalisht, kudo në botë
- Siguron besim për të trajtuar në mënyrë efektive hetimet e incidenteve / aksidenteve në vendin e punës
- Ofron një bazë të shkëlqyeshme për kualifikimet e mëtejshme NEBOSH
- Online: 10 orë studimi dhe provimi online me alternativa.
Përmbajtja e Kursit:
Certifikata NEBOSH HSE në Hetimin e Aksidenteve përbëhet nga një kapitull i cili duhet të përfundojë me sukses brenda 1 jave.
Kursi përfshin:
- Argumentat morale, ligjore dhe financiare për hetimet
- Faktorët njerëzorë dhe organizativë
- Hetimi i aksidenteve dhe incidenteve
- Strategjitë pozitive dhe pengesat për intervistat e suksesshme
- Teknikat e përparuara të hetimit të aksidenteve / incidenteve
Kursi vlerësohet nga një testim një-orësh i cili përfshin në një ushtrim praktik mbi një plan veprimi të bazuar në prova i cili ndërmerret gjatë kursit.
Certifikata NEBOSH HSE në Hetimin e Aksidenteve, ONLINE
- Në dispozicion 24/7 në Shqipëri dhe Kosovë
- Rreth 10 orë studim përfshirë Testimin Online (mund të përfundojë në 2 javë ose më pak se 1 muaj)
- Ideale për ata, stili i jetës së të cilëve ka nevojë për një metodë me të vërtetë fleksibël si ajo e të mësuarit online dhe njëkohësisht me cilësi të lartë.