Kurset IOSH janë krijuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të përmirësuar kulturën mbi sigurinë dhe shëndetin në punë të organizatave. Ato janë të përshtatshme për punëtorët në të gjitha nivelet dhe në të gjithë sektorët e një kompanie. Nëse jeni një individ që kërkon progres në karrierë atëhere regjistrohu në një nga kurset e mëposhtme. Vetëm një kualifikim IOSH ju hap dyert e suksesit tuaj.
Nëse jeni një kompani dhe doni të keni punonjës të cilët janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre individuale për të punuar në mënyrë të sigurt që të mbrojnë veten dhe kolegët në punë apo që me veprimet e tyre kontribuojnë në krijimin e një ambienti pune të sigurt dhe e kuptojnë rëndësinë e zbatimit të rregullave mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe benefitet që ato sjellin në mirëqenien e të gjithë individëve në kompani apo mbrojtjen e kompanisë nga gjoba të panevojshme, atëhere investoni një shumë të vogël dhe trajnoni stafin tuaj në një nga kurset e mëposhtme.
PRSP Health and SafetySolutions në partneritet me RRC International, i licensuar nga IOSH (Institution of Occupational Safety and Health) ofron kurset online si më poshtë:
- IOSH Working Safely
- IOSH Managing Safely
Përse të zgjidhni kurset tona të cilat ofrohen në partneritet me RRC International?
- RRC International: Rekord 90+ vjeçar i përsosmërisë në trajnim dhe arsimim.
- 45 vjet përvojë në hartimin dhe shpërndarjen e kurseve të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.
- Mbi 50 mësues të klasit botëror.
- Zgjedhja e mënyrës së studimit – Klasë, LIVE Online ose Online.
- Sistemi i menaxhimit të cilësisë i akredituar ISO 9001.
IOSH Working Safely | IOSH Managing Safely |
---|---|
Online worldwide, 8 hours of study | Live Online – 3 days |
Online worldwide, 25 hours of study |