Këshilla nr.1: Filloni vetë-kujdesjen në shtëpi.

Sigurohuni që të flini gjumë mjaftueshëm. Hulumtimet sugjerojnë se është mirë të shmangni ekranet (telefonat, tabletët dhe laptopët), leximin e materialeve që ndikojnë emocionalisht apo ushtrime fizike para shtratit, por të gjithë janë të ndryshëm dhe nëse keni nevojë për televizor që të bini në gjumë, kjo është mirë për sa kohë që nuk ju shkakton ndërprerje të tij. Nëse keni probleme serioze me gjumin, konsultohuni me një profesionist.

Para se të niseni për në punë, jepini kohë përgatitjes së ushqimeve të shëndetshme për një drekë të balancuar. Shqetësimi në lidhje me vaktin që do të hani mund të shkaktojë stres dhe ankth. Ju keni më pak gjasa të përfundoni duke blerë ushqime të gatshme dhë të shqetësoheni për minutat e mbetura të drekës nëse atë e keni sjellë me vete nga shtëpia.

Këshilla nr.2: Ndërsa jeni në punë, kushtojini vëmendje mjedisit rrethues.

Merrni ca kohë për të kuptuar se çfarë keni nevojë për të krijuar një hapësirë që është e favorshme për një mjedis të mirë pune. Nëse kompania juaj e lejon atë, personalizoni zonën tuaj të punës me sende që kanë kuptim për ju, të tilla si veprat e artit të preferuara, foto ose bimë.

Organizoni mobiljet në një mënyrë që t’ju bëjnë të ndiheni rehatshëm dhe lejojnë qasje të lehtë në dosjet ose materialet referuese që përdorni shpesh. Vendosni sendet që ju duhen të bëni punën tuaj, të tilla si stilolapsa, fletore ose kapëse, afër në mënyrë që ta keni të lehtë për t’i marrë ato. Kjo do të minimizojë irritimet apo bezditë që me kalimin e kohës mund të krijojnë stres.

Mbajtja në rregull e një mjedisi rrethues me çdo objekt në vendin e duhur përgjatë gjithë ditës së punës duke mos stresuar gjymtyrët tona, do të zvogëlojë stresin mbi shpinën tuaj dhe do të evitojë dhimbjet e saj. Rregulloni karrigen tuaj për mbështetje të mirë të mesit dhe shtoni jastëkë të vegjël nëse keni nevojë për to. Duke i kushtuar vëmendje mënyrës se si ndihet trupi juaj në mjedisin e punës do të ndihmoni në zvogëlimin e stresit dhe ankthit për një periudhë afatgjatë.

Këshilla nr.3: Bëni pushime të shkurtra.

Edhe nëse mbani një posturë të përsosur, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë nuk është i mirë. Ngrihuni dhe ecni përreth ose tendosni gjymtyrët çdo gjysmë ore ose më shumë për të mundësuar qarkullimin e gjakut. Ngrihuni dhe bëni kopje, plotësoni materialet e zyrës, ose merrni një pije freskuese. Në vend që të dërgoni email tek një koleg, ngrihuni dhe ecni për të biseduar personalisht.

Lëvizja është e rëndësishme për reduktimin e stresit dhe ankthit, por gjithashtu është edhe heshtja. Mos e nënvlerësoni fuqinë e mbylljes së syve dhe frymëmarrjes. Thithja e thellë e ajrit rrit oksigjenin në gjak, përmirëson qartësinë mendore, relakson muskujt dhe ul presionin e gjakut. Ngadalë thithni ajrin për katër sekonda, mbajeni frumë për tetë sekonda të tjera, dhe nxirreni ajrin po për katër sekonda. Disa minuta frymëmarrjeje të thella do të pastrojnë mendjen dhe do t’ju ndihmojnë të rifokusoni energjinë tuaj.

Këshilla nr.4: Ulni sasinë e kafeinës.

Vajtja për të marrë një filxhan kafeje është një mënyrë e mirë për t’u shkëputur nga kompjuteri, por konsumimi i shumtë i kafeinës vjen me çështjet e veta. Teksa hulumtimet sugjerojnë disa efekte terapeutike nga marrja e kafesë, gjithsesi kafeina është një stimulues dhe mund të vareni prej saj. Konsumi i tepërt është i lidhur edhe me shumë sëmundje kronike, siç janë tensioni i lartë i gjakut dhe dhimbjet e kokës. Marrja në mënyrë të moderuar është çelësi i kësaj. Nëse jeni duke përjetuar ankth, provoni shkurtimin e numrit të filxhanëve që pini në ditë ose ndryshimin në kafe të dekafeinuar ose çaj bimor. Shtimi i sheqerit në kupën tuaj mund të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë dhe të sjellë uljen e saj pasdite, kështu që është një ide e mirë për të kufizuar edhe ëmbëlsuesin.

Këshilla nr.5: Krijoni marrëdhëniet tuaja të punës me një këndvështrim positiv.

Çfarëdo mënyre që zgjidhni për të menaxhuar stresin dhe ankthin në vendin e punës, qëndrimi juaj bën një ndryshim të madh. Një pikëpamje pozitive për jetën dhe punën mund të zvogëlojë stresin dhe ju gjithmonë keni një zgjedhje për të parë një situatë në një dritë pozitive ose negative. Megjithatë, edhe me një qëndrim pozitiv, konfliktet do të vazhdojnë të lindin. Kur kjo ndodh, mos u përgjigjeni menjëherë; merrni pak frymë thellë dhe qetësohuni. Nëse ndiheni të tronditur, ndryshimi i ambientit tuaj fizik, si për shembull shëtitja ose shkuarja në palestër, mund të ndihmojë. Pasi të jeni qetësuar, përpunoni atë që ndodhi dhe përpiquni të kuptoni perspektivën e personit tjetër. Shihni atë nëpërmjet syve të tyre. Pranoni ndjenjat tuaja si të vlefshme dhe shikoni gjithashtu vlefshmërinë e ndjenjave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.