Nivelet e rrezikshme të zhurmës në vendin e punës janë një çështje serioze dhe nëse nuk merren masat e nevojshme, mund të shkaktojnë stres,produktivitet më të ulët dhe më e rëndësishmja, probleme shëndetësore për ata që ekspozohen ndaj tyre.
Më poshtë janë 7 hapa specifikë për të adresuar këtë problem.
1) Mbrojtja e dëgjimit për punonjësit
Ky është ndoshta opsioni më i qartë për shumë punëdhënës. Mbrojtja e veshëve është shpesh e domosdoshme dhe mund të jetë shumë efektive për punëtorët që punojnë në vendet ku zhurma tejkalon 85 dB. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të mbrojtjes, duke përfshirë tapa veshi, kufje mbi-vesh (të cilat vendosen mbi vesh dhe mbahen në vend me një copë plastike ose tel). Efektshmëria e një pajisje të caktuar mbrojtëse të dëgjimit mund të matet si një Vlerësim i Reduktimit të Zhurmës (VRZ) në pikë.
Përveç kësaj, ekziston gjithashtu një zgjedhje që duhet bërë midis mekanizmave bllokues të zhurmave: pasivë dhe aktivë (ku reduktimi aktiv i zhurmës përfshin maskimin e tingujve të rrezikshëm me një tingull tjetër – veçanërisht të dobishme për të mbrojtur kundër zhurmave të vazhdueshme me frekuencë të ulët si ajo e një aerodromi).
2) Pozicionimi i burimeve të zhurmës dhe vendeve të punës
Një zgjidhje e drejtpërdrejtë që mund të jetë një mundësi për kompaninë tuaj është të rregulloni konfigurimin e hapësirave tuaja në mënyrë që makinat e zhurmshme të jenë shumë më larg nga vendi ku punonjësit janë të vendosur normalisht.Kjo mund të kryhet lehtë sepse shumë fabrika mund të mundësojnë hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur disa stacione pune në zona më të qeta.
Kur ky hap zbatohet, së bashku me stacionimin e makinave të zhurmshme (të përmendura më lart), efektet mund të jenë veçanërisht të dobishme, pasi burimi i zhurmës largohet nga punonjësit si nga pengesat ashtu edhe nga distanca.
3) Dizenjimi i Ndërtesave
Përdorimi i materialeve pë izolimin e tingujve në muret dhe tavanet mund të japë një kontribut të madh në mënyrën se si ato qarkullojnë nëpër ndërtesë. Avancimet e teknologjisë në materialet e ndërtimit janë duke mundësuar funksione të reja mbresëlënëse
– madje ka edhe një prirje drejt materialeve-bio miqësore me mjedisin për këtë qëllim. Por nëse zgjidhni materiale standarde ose të reja, muret dhe dyshemetë izoluese mund të ndihmojnë shumë për të ndaluar cdo burim zhurme në ndërtesën tuaj.
4) Praktikat e punësimit
Një tjetër qasje e thjeshtë është reduktimi i sasisë së kohës që punonjësit kalojnë në kontakt me burimin e zhurmës. Kjo mund të arrihet lehtësisht duke ndërruar punëtorët brenda dhe jashtë zonës së kontaktit me zhurmën. Kjo mënyrë është veçanërisht e efektshme pasi i jep dëgjimit të punëtorëve një pushim nga burimi i zhurmës.
Gjithsesi, dëmtimi i dëgjimit nga zhurma është kumulativ, kështu që do të rritet me kalimin e kohës, pavarësisht nga pushimet e bëra. Kështu që, një zgjidhje tjetër është që të ketë sa më pak punonjës të jetë e mundur në detyrë kur zhurma të larta janë të pranishme në vendin e punës.Caktimi i disa proceseve të zhurmshme kur ka më pak punonjës në detyrë është një tjetër mundësi.
5) Instalimi i pajisjeve të izolimit të zhurmave në makineri
Në këtë drejtim, silenciatorët janë një metodë e dobishme, për zvogëlimin e zhurmave të frekuencave të ulëta të krijuara nga rrjedhja e ajrit në makineri dhe ventilatorët. Gjithashtu, masa të tjera, të tilla si zëvendësimi i bullonave me saldime, zvogëlojnë ndjeshëm zhurmën. Ekzistojnë dy kategori të silenciatorëve – thithëse dhe silenciatorë të dobësimit të motorit – të cilat ndryshojnë si në aplikimet e tyre ashtu edhe në dhe përfitimet që ato sjellin.
6) Blerja e Makinerive Bazuar në Vlerësimin e Nivelit të Zhurmës
Natyrisht, është më mirë që të adresohen nivelet e zhurmës para se ato të shndërrohen në çështje problematike. Nëse pyesni prodhuesit rreth niveleve të zhurmës kur blini pajisje, mund t’i kurseni vetes shumë para dhe mërzitje nga problemet e mëvonshme.
“Bli i qetë” është një iniciativë e disa qeverise për të inkurajuar bizneset për të blerë pajisje me nivele të ulëta të zhurmës. Organizata të tilla si NASA kanë zbatuar udhërrëfyesin e sigurisë “bli i qetë”.
7. Masa Të Tjera “Jashtë-kornizave”
Ju duhet të ofroni trajnime për punëtorët tuaj mbi mënyrat e parandalimit të dëmtimit të dëgjimit. Në fund, secili anëtar i stafit është personi më i mirë për të monitoruar dhe gjykuar nivelet e tyre të ekspozimit ndaj zhurmave. Punëdhënës të tjerë kanë gjetur përfitime të mëdha në ofrimin e hapësirave pa-zhurmë në vendin e punës ku punëtorët mund të reduktojnë stresin.
Akti i thjeshtë i jetesës është shpesh stresues. Edhe kohët e lumtura – nga organizimi i një feste apo duke u përgatitur për të dalë – mund të sjellë stres dhe ankth. Ndërsa këto ndjenja mund të jenë veçanërisht të forta në punë, mbani në mendje se ju keni çelësin për të menaxhuar stresin dhe ankthin jo vetëm në punë, por në të gjitha fushat e jetës suaj. Kur ju e bëni prioritet vetë-kujdesjen, ju merrni kontrollin e jetës suaj.