Rreth Nesh

PRSP Health and Safety Solutions është një kompani konsulence e specializuar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Mbrojtjen nga Zjarri dhe Evakuimin, Mjedisin, Legjislacionin e Punës dhe Burimet Njerëzore,  e krijuar nga një grup specialistësh si Inxhinierë, mjekë ndërrmarjeje, psikologë, juristë, burime njerëzore, të diplomuar dhe me eksperiencë pune të konsiderueshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.

Ne ju dëgjojmë me vëmendje, ju ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve tuaja dhe ofrojmë zgjidhje të përshtatshme dhe praktike për të gjitha cështjet që lidhen me Shëndetin dhe Sigurinë tuaj, Ligjin e Punësimit dhe nevojat për përmbushjen e kushteve mjedisore. Ne krenohemi me nivelin e lartë të shërbimit që ofrojmë.

Vizioni ynë: Aspirojmë në vendosjen e standarteve më të larta në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë duke punuar në partneritet me klientët tanë.

Misioni ynë është që tu ofrojmë klientëve shërbime profesionale të një cilësie të lartë dhe njëkohësisht të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë. Ne jemi të pëushtuar që partnerët tanë, të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe të gatshëm për të punuar në një mënyrë që mbron shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Kjo arrihet duke pasur një ekip të plotë të specialistëve të industrisë dhe konsulentëve të cilëtjanë të gjithë lider në treg dhe kanë përvojë në ofrimin e njëshërbimi profesional me cilësi të lartë dhe nëndërtimin e marrëdhënieve afatgjata. Qasja miqësore dhe e dobishme e stafittonë, synon të përmbushë premtimet tona dhe të ofrojë një shërbim të përgjegjshëm, të besueshëm dhe mbështetës. Konsulenca dhe trajnimet që ne ofrojmë janë të fokusuara tek klienti dhe nevojat e tij dhe ne punojmë shumë për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet e ofruara. Ne jemi zgjidhja juaj për një gamë të gjerë problematikash që lidhen me Sigurinëdhe Shëndetin në Punë përfshirë Mbrojtjen nga Zjarri, Ndihmën e Shpejtë, Proceset Gjyqësore në ceshtje lidhur me Legjislacionin e Punës apo plotësimin e të gjithë dokumentacionit në kuadër të zbatimit të këtij legjislacioni si edhe cdo aktivitet që lidhet me Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, në të gjitha llojet e aktiviteteve private ose shtetërore për mes punës së dedikuar të ekspertëve tanë, duke u dhënë mundësi klientëve që të jenë më të sigurt në ambjentet dhe vendet e tyre të punës. Ne informojmë dhe trajnojmë të gjithë punëmarrësit për rreziqet ndaj të cilave ekspozohen në vendet e tyre tëpunës, si dhe masat parandaluese për shmangien e aksidenteve, zjarreve, sëmundjeve profesionale, në përputhje me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore.

Vlera e PRSP Health and Safety Solutions është se nëpërmjet shërbimeve profesionale dhe të standartizuara qe u jep subjekteve ndikon në krijimin e mjediseve te sigurta dhe të garantuara në përputhje me ligjin.

VLERAT TONA

INTEGRITET

  • Ne punojmë bazuar në detyrimin tonë etik për të mbrojtur njerëzit dhe mjedisin.
  • Përpiqemi të jemi të ndershëm, të drejtë dhe konsistentë në ofrimin e shërbimeve tona.

SHËRBIMI

  • Shërbejmë si konsulentë ekspertë për Sgurinë dhe Shëndetin në Punë, Legjislacionin e Punës dhe Burimeve Njerëzore dhe Mjedisin.
  • Ofrimin e shërbimeve cilësore, të thjeshta për t’u kuptuar dhe përdorur në kohën e duhur.
  • Përmirësimin vazhdimisht të shërbimeve dhe proceseve tona nëpërmjet zgjidhjeve inovative për të gjitha shërbimet që ne ofrojmë.

PËRQASJA

  • Promovojmë sigurinë si përgjegjësi të të gjithëve.
  • Zotërojmë dhe inkurajojmë një pikëpamje pozitive.
  • Të mbajmë një etikë të fortë pune duke e mbajtur fjalën tonë dhe duke marrë përgjegjësi për punën dhe veprimet tona.
  • Gjërat e vogla kanë rëndësi për ne.

PUNA NË GRUP

  • Nxisim bashkëpunimin dhe kooperimin.
  • Inkurajojmë dhe mbështesim rritjen profesionale të të gjithë punonjësve tanë.

DIVERSITETI

Jemi të hapur ndaj ideve dhe mendimeve të të gjithëve.                                                                                                Kuptojmë nevojat dhe situatat e të tjerëve.                                                                                                                              Trajtojmë të gjithë individët në mënyrë të barabartë, profesionale dhe me mirësjellje, dinjitet dhe respekt.                  Përpiqemi që politikat, procedurat dhe trajnimet tona të jenë të arritshme dhe të kuptueshme.