Trainim nga ekspertë mbi Sigurinë & Shëndetin dhe Menaxhimit të Mjedisit në Punë, në të gjithë Shqipërinë






“PRSP” Health and Safety Solutions është një ndër ofruesit më të mëdhenj në Shqipëri për trajnimet mbi Sigurinë & Shëndetin dhe Menaxhimit të Mjedisit në Punë. Nëse ju jeni një individ që kërkoni trajnim profesional për të çuar më tej karrierën tuaj, ose një kompani që kërkon trajnime me kosto efektive HSE për stafin tuaj, ne kemi zgjidhjen që ju nevojitet. Stafi i trajnuar keq është një rrezik për biznesin tuaj. Ulni numrin e aksidenteve në punë apo koston në menaxhimin e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale duke siguruar që stafi juaj të dijë të punojë në mënyrë të sigurt. Përmirësoni produktivitetin duke siguruar që menaxherët tuaj mund t’i menaxhojnë njerëzit në mënyrë efektive dhe të sigurt. Nëse nuk e dini se ku të filloni, kërkoni një nga konsulentët tanë për t’ju udhëhequr. Ata mund të ndihmojnë në zhvillimin e një matricë biznesi e cila ju mundëson të përcaktoni përparësitë e nevojave tuaja për trajnim. Konsulentët tanë kanë një gamë të gjerë përvoje në shumë industri, dhe kjo bën që ata të diskutojnë situata reale që mund të ndodhin dhe të gjejnë zgjidhje të përshtatshme.

Çelësi për Trajnim Efektiv është: Trainerë Ekspertë – Materiale Mësimore me Cilësi të Lartë – Përsosmëri në Shërbimin ndaj Klientit. Të gjitha këto, Ne i ofrojmë me krenari për klientët tanë.

Zgjedhja e Metodës së të Mësuarit që i Përshtatet më së Miri Nevojave Tuaja

Kur vendosni se cila metodë e të mësuarit i përshtatet më së miri nevojave tuaja, duhet të merrni parasysh fa

ktorët kryesorë si; vendndodhjen, kohën dhe çmimin si edhe preferencat tuaja personale të të mësuarit.

“PRSP” ofron metodat e mëposhtme të mësimit:

  • Në Klasë – kurse interaktive në klasë nga ekspertët e “PRSP”. Kurset mund të ofrohen në ambientet e zyrës sonë dhe / ose në kompaninë tuaj.
  • Metodë Mësimi e Kombinuar – Kurs i strukturuar që kombinon trainimin në klasë dhe trajnim online (fleksibël) të mbikqyrur nga trainerë tanë.
  • Trajnim në Kompani – Trajnim me cilësi të lartë i ofruar në ambientet e kompanisë suaj përmes metodave të: trajnimit në klasë, mësimit të përzier/kombinuar, mësimit on-line.